Roberto Mancini i kërkon Italisë së tij të shijojë futbollin që luajnë edhe ndaj Austrisë, në ndeshjen e radhës në Wembley të shtunën nga ora 21:00.
Fitorja nesër do ta vendoste njërën skuadër në çerekfinale, ku do të takohen me Belgjikën ose Portugalinë.
“Më ka pëlqyer koha e shpenzuar si trajner i Italisë dhe do të doja ta vazhdoja ta bëja. Falënderoj lojtarët, pasi më lejuan të argëtohem edhe me këtë përvojë”.

“Të luash në Wembley duhet të jetë gjithmonë një kënaqësi. Ka lojtarë në këtë skuadër që nuk e kanë provuar kurrë dhe ata duhet ta shijojnë këtë mundësi në një stadium të bukur”.
“Kur luan futboll, e bën sepse dëshiron ta luash në stadiume si ky. Unë mendoj se kjo skuadër duhet të vazhdojë të ushqejë gëzimin dhe në të njëjtën kohë të respektojë një tempull futbolli si ky. Jam i sigurt që djemtë do të luajnë mirë nesër”, ka thënë fillimisht trajneri.
Italia fitoi të tre ndeshjet në grup kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit duke mbajtur portën e pastër, por Austria tani është një provë tjetër.

“Ne kemi nevojë për një paraqitje të shkëlqyeshme, pasi Austria ka cilësi, ata janë agresivë dhe ne nuk duhet të gabojmë asgjë”.
“Kjo është bukuria e këtyre turneve, ju duhet të fitoni dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë futbollin tonë, shpresojmë për katër ndeshje të tjera në Euro 2020″, deklaroi ai. /Telegrafi/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur