Manchester United ka arritur të mposht Wolvesit në frymën e fundit, me rezultat të ngushtë 4-3 në udhëtim, sfidë kjo e xhiros së 22-të në Premier League.
Në këtë ndeshje me shumë gola, “djajtë e kuq” e filluan në mënyrën më të mirë të mundshme duke krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht Rashford realizoi për 1-0 në minutën e pestë të ndeshjes.
Ndërsa, Hojlund u përkujdes për rezultatin 2-0 në minutën e 22-të.
Wolves reagoi në pjesën e dytë, duke ngushtuar epërsinë në 2-1, pas realizimit të Sarabias nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71-të.
Por, McTominay qetësoi gjithëçka katër minuta më vonë, kur me golin e tij, u rikthye epërsia prej dy golave sërish.
Por Wolves nuk u dorëzua dhe u hodh e tëra në sulm duke realizuar gol në minutën e 85-të përmes Kilman.
Pedro Neto për një moment u bë heroi I Ëolves, kur barazoi rezultatin në 3-3, në minutën e pestë shtesë.
Mirëpo kur të gjithë menduan se gjithëçka mbaroi në skemë u shfaq talenti 18-vjeçar i Manchester United, Kobbie Mainoo i cili realizoi gol në minutën e shtatë të shtesës dhe siguroi fitoren e ‘djajve’.
Pas kësaj fitore Manchester United ka 35 pikë dhe ndodhet në pozitën e shtatë, kurse Wolves është I 11-ti dhe ka 29 pikë./Arbresh.info/
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte