Manchester United ka pësuar humbjen e dytë në Premierligë për sezonin 2019/20, teksa ka edhe 2 barazime e 2 fitore pas gjashtë xhirove. “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e tetë momentalisht.
West Ham United e ka mposhtur 2-0 Manchester Unitedin në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë, duke ia shkaktuar humbjen e dytë për sezonin 2019/20.
Unitedi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin dhe humbja e radhës është një tjetër shenj se “Djajtë e Kuq” janë në krizë të rezultateve.
Andriy Yarmolenko në minutën e 44’ dhe Aaron Cresswell në minutën e 84’, shënuan për fitoren e pastër të vendasve, që shkuan në kuotën e 11 pikëve në pozitën e katër, kurse Unitedi zbret në pozitën e tetë, me tetë pikë.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...