Manchester United do të mirëpres Arsenalin me shpresën për t’i dhënë fund tri ndeshjeve pa fitore në Premierë Ligë.
Skuadra e Jose Mourinho ka humbur pikë kundër Southamptonit, Crystal Palaces dhe Manchester Cityt gjatë javëve të fundit, gjë që ka bërë që të largohen nga top gjashta, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali kishte një rënie në fillim të nëntorit duke regjistruar tri barazime, por që nga atëherë ata kanë shënuar dy fitore.
“Topçinjtë” mposhtën me rezultat 4 me 2 “Spursët” në derbin londinez dhe shpresojnë të mposhtin “Djajtë e Kuq” në Old Trafford për herë të parë që nga viti 2006.
Kur fillon ndeshja?
Ndeshja zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Takimi luhet në stadiumin Old Trafford dhe fillon në ora 21:00, transmeton portali arbresh.info.
Ku mund ta shikoni ndeshjen?
Në Kosovë dhe në Shqipëri takimin mund ta shikoni në programet nga SuperSport.
Të rejat rreth skuadrave
United është ende duke pritur për gjendjen e Victor Lindelof, i cili u lëndua më pulpë kundër Crystal Palaces.
Ashley Young është i suspenduar për nikoqirët pasi mori kartonin e pestë brenda sezonit në barazimin 2 me 2 kundër Southamptonit.
Ylli kosovar, Granit Xhaka është i suspenduar gjithashtu për këtë ndeshje gjithashtu për shkak të kartonëve.
Ndërkohë, Mesut Ozili është në dyshime për shkak të mungesës kundër “Spursve” si pasojë e lëndimit në shpinë./arbresh.info/
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...