Manchester United i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Bournemouth, Marcos Senesi, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, raporton talksport.
Argjentinasi nuk do të rinovojë kontratën me Bournemouth, ndërsa synon të sigurojë marrëveshje me klubin e ri para përfundimit të edicionit aktual, shkruan Arbresh.info.
Klubi anglez ka qenë në dijeni që nga fillimi i vitit për vendimin e tij, ndërsa ekzistonte edhe një marrëveshje që ai të mos largohej gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pavarësisht interesimit nga Chelsea gjatë dimrit, Senesi vendosi të qëndrojë deri në verë. Fillimisht, mbrojtësi kishte prioritet një transferim jashtë Anglisë, me interes konkret nga Juventus dhe Atlético Madrid.
Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe tashmë edhe klubet e Premier League po shtojnë interesimin. Përveç Manchester United, në garë mbeten edhe Tottenham Hotspur dhe Chelsea.
Senesi, i cili mbush 29 vjeç në maj, ka zhvilluar 121 paraqitje me Bournemouth që nga transferimi i tij në vitin 2022 dhe pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e verës./Arbresh.info
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...