Planet e Manchester United për ta mbajtur në krye Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të sezoni janë hedhur poshtë për shkak të paraqitjeve turpëruese kundër Manchester City dhe Liverpool.
United shpresonte të merrte një vendin për të ardhmen e Solskjaer këtë verë, kur mund të planifikohej ndonjë ndryshim i trajnerit.
Megjithatë, humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi kanë grumbulluar presionin mbi norvegjezin, me humbjen e derbit të Manchesterit, bashkangjitur këtu edhe humbjen “poshtëruese” në shtëpi kundër Liverpool.
Pozicioni i Solskjaer po vihet sërish nën vëzgim intensive pas një serie të tmerrshme prej gjashtë humbjesh në 12 ndeshjet e fundit.
Ndjenja e optimizmit të klubit gjatë verës se ai mund të çojë Unitedin drejt një sfide për titull këtë sezon, i ka lënë vendin një ndjesie shoku dhe pasigurie.
Natyra e zbutur e humbjes së United, e ka lënë Solsjkaer edhe një herë të luftojë për të mbajtur vendin e tij pasi klubi shpenzoi 135.6 milionë funte për Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Raphaël Varanë këtë verë, për t’i dhënë atij një skuadër aq të mirë sa çdo tjetër në ligë.
Për shkak të kësaj gjendje në klub, duket se tekniku norvegjez i ka ditët e numëruara në stolin e “Djajve të Kuq”.
Ndërsa sipas raportimeve të mediave angleze, trajneri i Leicester City, Brandan Rodgers po shihet si favorit për të marrë postin e trajnerit te Man. United./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit