Manchester United në shitje, familja Glazer nis të dorëzohet

09:04 | 23 Nëntor 2022
K.B

Manchester United mund të bëhen me pronarë të rinj.

Skuadra e Manchester United ka njoftuar mbrëmë përmes një postimi se familja Glazer janë duke shikuar opsionet për shitjen e së paku disa aksioneve,

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, bordi ka vendosur të eksplorojë për strategji alternative për klubin.

Për këtë, klubi do të shqyrtojë të gjitha alternativat, përfshirë investitorë të rinj, shitje, apo alternativa të tjera.

Nuk dihet hala se cili është çmimi i skuadrës së Manchester United. Familja Glazer po largohet.

Kujtojmë se dje klubi anglez ia shkëputi kontratën Ronaldos.

Cristiano Ronaldo, përkundër rënies së tij, mund ta ketë marrë një “fitore” të madhe me vete.