Manchester United ka fituar 3-0 ndaj Leicesterit në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Pas 25 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Marcus Rashford që u asistua prej Bruno Fernandes.
Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, edhe pse të dy skuadrat patën raste të tjera shënimi.
Në 45 minutat e dytë u shënuan dy gola të tjerë nga vendasit, për të vulosur fitoren e tyre.
Ishte minuta e 58-të e përballjes, kur Fred asistoi te Rashford, që realizoi të dytin për skuadrën e tij dhe të dytin personal, shkruan telegrafi.
Për rezultatin 3-0 u përkujdes Jadon Sancho, që shënoi në minutën e 61-të, kur Fernandes e gjeti atë për mrekulli.
Pas javës së 24-të, Manchester United vazhdon qëndrimin në vendin e tretë me 49 pikë, pesë pikë mbrapa liderit Arsenalit, ndërsa në xhiron e 25-të, do të kenë punë me Liverpoolin.
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...