Manchester United është duke provuar ta ‘rrëmbejë’ talentin 22-vjeçar Joe Rodon, nga Swansea City.
Sipas Mirror, “Djajtë e Kuq” gjatë verës do largojnë tre mbrojtësit Phil Jones, Chris Smalling dhe Marcos Rojo, andaj do i zëvendësojnë me një qendërmbrojtës, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Rodon është rekomandim i legjendës së klubit, Ryan Giggs, i cili është në stolin e Kombëtares së Uellsit.

United është i gatshëm të paguajë kartonin e Rodon prej 20 milionë euro, por ia kanë bërë me dije se duhet të ‘luftojë’ për të fituar minutazhën.
Eric Bailly dhe Axel Tuanzebe gjithashtu janë në skuadrën e “Djajve të Kuq”, por ende nuk e kanë fituar pozitën./arbresh.info.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...