Manchester United-i do provojë transferimin e sulmuesit së Inter-it, Ivan Perisic, të cilin e shohin si alternativë më e lirë e Jadon Sancho-s.
“Djajtë e Kuq” provuan transferimin e kroatit kur në krye ishte Jose Mourinho, por nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje me klubin italian, transmeton portali arbresh.info.
Kroati edicionin e kaluar ishte huazim të Bayern Munich, me të cilët fitoi tripletën, por gjiganti gjerman nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes.

Sipas Telepraph, Manchester United-i është duke provuar ta sjellë Perisic-in në “Old Trafford”, ngase nuk kanë arritur ta realizojnë transferimin e Sancho-s.
31-vjeçari nuk është pjesë e Antonio Conte-s dhe kartoni i tij vlen 20 milionë euro.
Perisic edicionin e kaluar bëri 35 paraqitje duke shënuar tetë gola dhe dhuruar 10 asistime./arbresh.info.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje
Franca do t’i nxisë 29-vjeçarët të kenë fëmijë para se...
Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, ...
Legjenda madrilene po e konsideron largimin në fund të sezon...
Certifikohet rezultati zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
ZKA-ja auditon Sistemin Informativ për skemat pensionale në ...