Henrikh Mkhitaryan duket se nuk do të mbetet edhe gjatë te Manchester United.
Mesfushori armen ka humbur pozitën e titullarit tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe po mendon largimin.
Duket se edhe Jose Mourinho është pajtuar që mesfushori ofensivë të largohet nga klubi.
Trajneri portugez i ka dhënë dritën e gjelbër klubit që të bisedojë me ofertuesit për shitjen e armenit.
Manchester United është pajtuar ta lë të lirë largimin e lojtarit, por po kërkon rreth 35 milionë euro për një gjë të tillë, përcjellë Telegrafi.
Favoriti kryesor për transferimin e tij mbetet skuadra italiane Inter.
Spalletti e pëlqen lojën e armenit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për ta sjellë në ‘Giuzeppe Meazza’.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund. /Telegrafi/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...