Manchester United është duke u përgatitur për të shkëmbyer mesfushorin, Paul Pogba me mbrojtësin e Juventus, Matthijs de Ligt.
De Ligt iu bashkua “Zonjës së Vjetër” gjatë verës, por ende nuk ka gjetur formën më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas The Sun, holandezi ka mundësi të largohet pas vetëm një sezoni në Seria A, ndërsa “Djajtë e Kuq” duan shërbimet e tij.
Nga ana tjetër, Pogba ka shprehur dëshirën për tu larguar nga “Djajtë e Kuq” në muajt e fundit, ndërsa në verë do t’i mbetet vetëm një vit kontratë.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është admirues i madh i De Ligt, andaj e do në “Old Trafford” për të luajtur pranë Harry Maguire.
Ndërsa, Juventus ka interesim të madh për ta rikthyer francezin në Torino dhe thuhet se është duke shqyrtuar mundësinë që ky shkëmbim te ndodh.
Problemi i vetëm që mos të ndodh ky transferim është Real Madrid, pasi gjiganti spanjoll ka interesim për dy lojtarët./arbresh.info.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...