Manchester United është i gatshëm të rivalizojë Chelsea-n për shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa.
Italiani cilësohet si një ndër talentët më të mirë në Evropë dhe përformancat e mira kanë bërë të fitojë vëmendjen e dy gjigantëve anglez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mirror, kartoni i Chiesa-s është 60 milionë euro dhe ende asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë.

22-vjeçari shihet si lojtari i duhur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, si zëvendësuesi i Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard, të cilët priten të largohen.
Mirëpo, për shërbimet e italianit “Djajtë e Kuq” duhet të jenë në Ligën e Kampionëve sepse thuhet se lojtari ka kërkuar që skuadra e radhës të luaj në garën me prestigjioze në botë./arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...