Manchester United është një ndër klubet e shumta që kanë interesim për sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.
Jovic sezonin e kaluar ishte i mrekullueshëm te Eintracht Frankfurt, por dështoi t’i impresionoi të gjithë te Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Serbi ka shënuar një gol në 12 ndeshje për “Los Blancos” derisa ka luajtur vetëm katër ndeshje në formacionin e parë.
Sipas The Daily Mail, ka disa raportime që lojtari mund të largohet në formë huazimi në afatin dimëror.

PSG është një ndër destinacionet e mundshme pasi Reali po shpreson ta transferojë Kylian Mbappe në fund të sezonit.
Mirëpo, raportimet e fundit thonë që “Djajtë e Kuq” janë tjetër klub që po shfaq interesim për ish-yllin e Bundesligës.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane po e mbron lojtarin dhe ka besim që Jovic mund të gjejë formën më të mirë./arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku