Pas katër ndeshjeve me radhë pa fitore, Manchester United më në fund është këndellur.
“Djajtë e Kuq” arritën të triumfojnë 3-1 në udhëtim te Norwich Cityn.
Scott McTominay në minutën e 21-të, Marcus Rashford në atë të 31-të dhe Anthony Martial në minutën e 73-të, shënuan për t’ia dhuruar tri pikë Unitedit.
Rezultati do të ishte edhe më i thellë nëse Marcus Rashford në minutën e 27-të, dhe Martial në atë të 43-të, s’do të kishin gabuar nga pika e bardhë.
Krejt çka arritën të bëjnë vendasit ishte goli i nderit, shënoi Hernandez në minutën e 89-të.
Sido që të jetë, Unitedi misionin e kreu duke marrë tri pikë për herë të parë që nga 14 shtatori, kur kishin mposhtur 1-0 Leicester Cityn.
Me këtë fitore, Unitedi ka bërë progres të madh edhe në renditje, duke u ngjitur nga vendi i 13-të në atë të shtatë me 13 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë