Njëri nga lojtarët më të mirë te sistemi i famshëm i Barcelonës në La Masia tashmë ka nënshkruar me gjigantin anglez Manchester City.
Eric Garcia, i cili konsiderohet si njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në sistemin e ri të Barcelonës, ka rënë dakord për transferim te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është duke u konsideruar si një “humbje e madhe” për Barcelonën pasi reprezentuesit e Garcias tashmë i kanë treguar Barcelonës rreth këtij lajmi.
Garcia, i cili ka luajtur për skuadrën e kadetëve të Barcelonës A, është konsideruar si një shpresë e madhe për klubin. Të enjten, agjenti i Garcias i ka treguar Barcelonës se ai është duke u larguar për transferim në Manchester City.
I riu është krahasuar me legjendën Carles Puyol dhe tashmë ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë tri vjeçare me Cityn. Skuadra në Premierë Ligë do të paguaj mbi një milionë euro për sezon, një ofertë financiare që Barcelona nuk mund ta përballonte./arbresh.info

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër