Manchester City është ngjitur në krye të tabelës së Premier League, të paktën përkohësisht, pasi ka mposhtur me lehtësi Luton Town.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat 5-1.
Hashioka qysh në minutën e dytë të ndeshjes ka shënuar në portën e tij duke bërë që City të kalojë në avantazh.
Pjesa e parë është mbyllur me epërsi miminale.
Në pjesën e dytë janë shënuar edhe pesë gola.
Kovacic (64′), Haaland (76′), Doku (87′) dhe Gvardiol (90+3′) kanë shënuar për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
Golin e nderit për Luton e ka realizuar Barkley në minutën e tetëdhjetë e një.
Kjo fitore e vendosë Cityn në krye të tabelës së Premier League, me dy pikë më shumë se sa Arsenal e Liverpool po edhe me një ndeshje më shumë./rtk
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare