Manchester City ka kaluar në raundin tjetër të FA Cup pasi ka fituar lehtësisht ndaj skuadrës së ligës së tretë angleze, Swindon Town me rezultat 4-1.
Goli i parë erdhi në minutën e 14-të nga Bernardo Silva, për t’u pasuar pastaj edhe nga goli i Gabriel Jesus në minutën e 28-të.
Me rezultatin 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.
Iilkay Gundogan shënoi golin e parë personal në ndeshje dhe të tretin për “Citizens” në këtë takim në minutën e 59-të të ndeshjes.
Në minutën e 62-të, Gabriel Jesus kishte mundësin të shënonte edhe golin e katërt të ndeshjes, por nuk u tregua i saktë nga penalltia, pasi goditja e tij u prit nga portieri Lewis Ward.
Gol i papritur erdhi nga vendasit, kur Harry McKirdy shënoi në minutën e 78-të për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 3-1.
Ndërsa, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Cole Palmer i cili realizoi për 4-1 në minutën e 82-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City tani vazhdon në raundin tjetër të FA Cup./Arbresh.info
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...