Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest

16:28 | 27 Dhjetor 2025
Q L

Manchester City ka shënuar fitore 2-1 ndaj Nottingham Forest në “City Ground”, falë një paraqitje vendimtare të Rayan Cherki, i cili ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tjetrin.

Me këtë triumf, skuadra e Pep Guardiola vazhdon serinë pozitive ndaj “Sean Dyche”, duke mbetur e pamposhtur në shtatëmbëdhjetë përballje në Premier League.

Forest e ka nisur më mirë duke pasur një rast të mirë në fillim përmes Morgan Gibbs-White, por pjesa e parë është karakterizuar nga kujdesi i madh dhe nuk ka pridhuar ndryshim rezultati.

Gjithçka ka ndryshuar menjëherë pas pushimit. Vetëm tre minuta pas rifillimit, Tijjani Reijnders ka shënuar për City, pasi ka përfituar nga një asist i bukur i Cherki dhe e ka dërguar topin në rrjetë. City ka vazhduar të shtyjë përpara, por Forest ka reaguar dhe ka arritur barazimin. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Omari Hutchinson ka realizuar për 1-1, duke e ndezur stadiumin.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Rayan Cherki e ka marrë përgjegjësinë. Në minutat e fundit, pas një goditje këndi, ai ka realizuar me një goditje të ulët dhe të saktë, duke i dhënë fitoren Manchester City.

Me këtë sukses, City regjistron fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, ndërsa Nottingham Forest mbetet vetëm një vend mbi zonën e rënies.

Shpërndaje në rrjete sociale