Manchester City e ka blerë anësorin spanjoll Ferran Torres nga Valencia, për një shumë fillestare prej 23 milionë euro, pluse bonuse.
Anësori i ekipit kombëtar U21 i Spanjës është blerja e parë e Pep Guardiolës këtë verë.
Torres vjen në City pas largimit të Leroy Sane, i cili iu bashkuar Bayern Munichut muajin e kaluar.
20-vjeçari ka dalë nga akademia e njohur e Valencias dhe i shënoi katër gola në 34 ndeshje sezonin e kaluar, të cilin Valencia e mbylli në vendin e nëntë në La Liga.
Ai vlerësohet si njëri prej talenteve më premtues të Spanjës, por Valencia u desh ta shiste atë dhe lojtarë të tjerë për shkak të krizës financiare.
City pritet ta zyrtarizojë edhe blerjen e Nathan Ake, për të cilin Bournemouth ia pranoi ofertën në vlerë 45 milionë euro. /Gazeta Express/
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...