Kartoni i verdhë i Rey Manajt, pas festës me shqiponjë në Serbi, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Megjithatë, sulmuesi i Shqipërisë nuk është ndëshkuar për festën me shqiponjë, të paktën sipas të parit të FSHF-së, Armadna Duka.
Duka, deklaroi për gazetarin Blendi Fevziu, se Manaj u ndëshkua për festën në stolin e kundërshtarëve.
“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.
Ky është interpretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë”, tha presidenti Duka.
Shqipëria e fitoi takimin me golin e Rey Manaj, dhe blindoi pozitën e dytë në grupin kualifikues për Kampionat Botëror./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s