Manchester United ka në plan të nënshkruaj me tetë lojtarë të rinj gjatë dy merkato të ardhshme verore të transferimeve.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit e ka nisur në formë të tmerrshme sezonin e ri dhe aktualisht qëndrojnë 15 pikë larg liderit – Liverpoolit pas vetëm tetë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
The Telegraph raporton se United është mirë në dijeni se duhet të përmirësojnë skuadrën e tyre dhe do të bëjnë një numër të madh përforcimesh gjatë dy merkatove të ardhshme.
Një nga përforcimet mund të jetë një sulmues dhe kjo mund të ndodhë në janar meqenëse pozita që i garanton futbollin në Ligë të Kampionëve tashmë është në rrezik.
Thuhet se klubi besojnë se aty janë “gjashtë lojtarë jo në gjendje për të garuar për trofe madhështor” dhe largimi i tyre do të niset nga Solskjaeri, i cili ende ka përkrahjen e zyrtarëve në klub.
“Ole është duke shikuar me vizionin e një skuadre për tri vjet. Do të jetë një evolucion gjatë viteve të ardhshme”, citohet t’i ketë thënë një burim gazetës së lartpërmendur./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit