Manchester United është duke tentuar sërish për të nënshkruar me Ivan Perisicin, por Interi refuzoi ofertat vitin e kaluar dhe tani janë në një pozitë edhe më të fuqishme.
Anësori ka qenë subjekt i shumë përpjekjeve të “Djajve të Kuq” verën e kaluar dhe Jose Mourinho ka lavdëruar shumë lojtarin pasi Kroacia arriti në finale të Kampionatit Botëror, ku ata do të përballen me Francën nesër, transmeton portali arbresh.info.
Mediat në Angli pretendojnë se Manchester Untied është në “bisedime të avancuara” me 29-vjeçarin.
Megjithatë, Interi është në pozitë të fuqishme në lidhje me rregullat nga FFP dhe janë kualifikuar në Ligë të Kampionëve, prandaj nuk kanë nevojë ta shesin atë.
Çmimi i tij besohet të jetë të paktën 60 milionë euro./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...