Manchester United është nën presion për të barazuar Juventusin në garën e tyre për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
‘The Telegraph’ thotë se Juventusi ka ofruar 100 milionë euro për Ronaldon duke vendosur në presion Manchester United për të reaguar me një ofertë për të ri-nënshkruar me ish lojtarin e tyre nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi nisi me oferta pas eliminimit të Portugalisë nga Kampionati Botëror dhe pas thashethemeve se Cristiano Ronaldo është përplasur me presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin.
33-vjeçari ka lënë të kuptohet gjithashtu pas fitores për të tretën herë radhazi të Ligës së Kampionëve gjatë muajit maj se mund të kërkojë për një sfidë të re pas nëntë viteve në Bernabeu.
Juventusi besohet të jetë në pozitë më të mirë për të nënshkruar me të derisa ata besojnë se janë në gjendje për të ofruar kushte atraktive. Nëse United do të vendos gjithashtu për të shtruar ofertë, kjo mbetet të shihet.
Ronaldo kërkon 500 mijë funta në javë për tu larguar nga Real Madridi këtë verë./arbresh.info/
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...