Kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus mund t’ua prishë planet “Djajve të Kuq”
Manchester Unitedit mund t’i duhet të presë edhe 12 muaj për ta transferuar Jadon Sanchon.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo shtyrje mund të ndodhë për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus.
Borussia Dortmundi e vlerëson yllin anglez afro 100 milionë euro.
Dhe, United duket se është klubi më i interesuar për shërbimet e 20 vjeçarit.
Sidoqoftë, futbollisti ofanziv mund ta kalojë edhe një vit në klubin gjerman para se të transferohet në “Old Trafford”.
Interesim për Sanchon kanë shfaqur ndërkohë Liverpooli, Chelsea dhe ish-klubi i tij, Manchester City.
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...