Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një lajm jo të mirë pak ditë para finales në FA Cup kundër Manchester Cityt.
Ashtu siç raportojnë mediat angleze, futbollisti francez, Anthony Martial pritet të mungoj në këtë takim për shkak të një lëndimi muskolar.
Një faqe e “Djajve të Kuq” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihet futbollisti duke mbajtur këmbën e tij.
Martial gjatë këtij sezoni me Manchester Unitedin ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asiste.
Kujtojmë që finalja mes dy ekipeve të Manchesterit zhvillohet të shtunën në stadiumin londinez, “Wembley”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...