Manchester United ka konfirmuar se ata kanë ndërprerë kontratën me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic duke e lënë atë të lirë para transferimit të pritshëm në MLS.
Ish ylli i Paris Saint Germain, Milanit dhe Barcelonës iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2016 dhe shkëlqeu në sezonin e tij debutues në Old Trafford duke shënuar 28 gola brenda 46 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Ibrahimovic pësoi një lëndim të tmerrshëm në muajin prill të vitit 2017, por pavarësisht rikthimit këtë sezon, sulmuesi ishte larg nga forma e tij më e mirë pas shumë muajve jashtë fushe.
“Manchester United konfirmon se ka rënë dakord për të ndërprerë kontratën e Zlatan Ibrahimovicit me efekt të menjëhershëm”, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar.
“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Zlatanin për kontributin e tij në skuadër qysh pas arritjes dhe i urojmë atij një të ardhme të mirë”
Reprezentuesi suedez pritet të finalizojë transferimin e tij në MLS./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...