Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë dy deri në tre javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi muskulor.
Lëndimi do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Fulham në Old Trafford, si dhe udhëtimin e mesjavës në Nottingham Forest në FA Cup.
Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë lokal ndaj Manchester Cityt në fundjavën e ardhshme.
Është vet klubi nga Old Trafford që ka njoftuar mbi lëndimin e yllit të tyre të momentit.
“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Ligën Premier kundër Fulham të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor”.
“Lëndimi pritet që ta mbajë jashtë për dy deri në tre javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Ndryshe, Hojlund ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit, duke shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë. /Telegrafi/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit