Drejtorët e Manchester United kanë vendosur trajnerin Zinedine Zidane në krye të shënjestrave të tyre menaxheriale, në rast se Jose Mourinho largohet nga klubi.
Legjenda e futbollit francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar pasi siguroi një titull në ligë dhe tre trofe radhazi në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Mourinho është nën presion të madh pas një turneu të tmerrshëm para-sezonal dhe tashmë janë ngritur shqetësime se ky mund të jetë fillimi i fundit të portugezit.
Derisa United është duke shikuar në formë aktive për zëvendësuesin e tij, zyrtarët e klubit nuk kanë dyshim që Zidane do të ishte shënjestra e tyre kryesore në listën e trajnerëve nëse Mourinho largohet.
Mourinho ka bërë presion ndaj drejtorëve të transferimeve në United për shkak të dështimit të tyre për të siguruar pesë shënjestrat e kërkuara nga ai në fillim të verës dhe tani strategu do të ketë një punë shumë të vështirë për t’iu afruar Manchester Cityt këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Shumë lojtarë në kampin e United besojnë se ky do të jetë sezoni i tij e fundit në detyrë te “Djajtë e Kuq” dhe një fytyrë e re mund të marr detyrën në klub vitin e ardhshëm.
Zidane është në dispozicion pas largimit të tij nga Madridi dhe shihet si një top shënjestër./arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje