Manchester United ka eliminuar skuadrën e Arsenalit nga FA Kupa.
“Djajtë e Kuq” nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solsjaeri kanë vazhduar të pandalshëm edhe në Emirates duke mposhtur skuadrën e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit me rezultat 3 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Alexis Sanchez ndëshkoi ish skuadrën e tij duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 31′ para se Jesse Lingard të realizojë për 2 me 0 vetëm dy minuta më vonë.
“Topçinjtë” arritën të ngushtojnë epërsinë brenda pjesës së parë duke shënuar për 1 me 2 në minutën e 43′ përmes sulmuesit Pierre Emerick Aubemayng.
Sidoqoftë, edhe pse dominuan gjatë dhe bënë një lojë mjaftë të mirë gjatë pjesës së dytë, skuadra e Unai Emery pranoi një tjetër gol në Emirates gjatë një kundërsulmi nga “Djajtë e Kuq”.
Anthony Martial realizoi për 3 me 1 në minutën e 82′ për t’i siguruar një fitore bindëse dhe mjaftë të rëndësishme skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Manchester United vazhdon tutje në raundin e pestë të FA Kupës./arbresh.info/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...