“Djajtë e Kuq” siguruan kualifikimin në fazën tjetër të UEFA Evropa Ligës në ndeshjen kundër FC Rostov falë golit nga Juan Mata në minutën e 70′ [1:0].
Gjiganti në Premierë Ligë fitoi me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 ndaj skuadrës ruse duke siguruar kualifikimin në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info. Dominimi i skuadrës së Jose Mourinhos gjatë gjithë ndeshjes ishte i plotë, gjë që mund të kuptohet edhe nga një statistikë tronditëse bazuar vetëm gjatë 45 minutave të parë.
Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera ka kryer 60 pasime, gati sa e gjithë skuadra mysafire në ‘Old Trafford’.
FC Rostov gjatë fraksionit të parë ka arritur të bëjë vetëm 79 pasime, 19 më pak se 27-vjeçari i gjigantit anglez./arbresh.info
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINT urdhëron etiketim më të qartë për produktet e qumështit...