Ylli i Crystal Palace e ka komentuar karrierën e tij të dështuar në Old Trafford, duke e fajësuar për këtë gjë trajnerin e atëhershëm të Manchester Unitedit
Wilfried Zaha është duke e pasur një sezon tejet mbresëlënës me Crystal Palace dhe ka arritur ta tërheqë vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Anglisë. Megjithatë, diçka që mund t’i shqetësojë klubet që interesohen që Zahan është dështimi i tij në Manchester United, transmeton Gazeta Express.
Fildishiasi kishte qenë njëri ndër lojtarët më të talentuar në Manchester United, mirëpo ai nuk arriti ta sigurojë asnjëherë një vend në ekipin e parë dhe rrjedhimisht u transferua në Cardiff City e pastaj në Crystal Palace.
Megjithatë, tani ai është rehatuar në Londër dhe po e kalon një sezon të mrekullueshëm, me tetë gola të shënuara dhe tri asiste. Por, ai tani dëshiron ta provojë veten edhe në Ligën e Kampionëve. Një ekip i cili duket se nuk do të jetë klubi i ardhshëm i Zahas është Manchester Unitedi.
“Vlera ime nënvlerësohej ndaj trajneri, i cili bashkë me stafin e tij luanin lojëra me mendjen time dhe më thoshin t’i harroja trikat në fazën e sulmit. Ai tentonte të më thyente në çdo mënyrë të mundshme dhe të ma shkatërronte karrierën pa asnjë arsye”, është shprehur Zaha.
Kjo deklarata e Zahas është për ish-trajnerin e Manchester Unitedit, David Moyes, i cili besohet se e largoi futbollistin nga skuadra e “Djajve të kuq” pasi që Zaha kishte filluar një marrëdhënie me të bijën e Moyesit.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...