Manchester United raportohet të ketë qenë në kontakt me familjen e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybalas, gjatë muajit të kaluar.
Bazuar në Tuttosport, United është duke i bërë “presion” Dybalas dhe ka qenë duke folur me familjen e tij, e cila vepron si reprezentuese e argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen vetëm një javë pasi vëllai i tij Gustavo sugjeroi se 25-vjeçari mund të largohet nga Juventusi, por kjo kishte ndodhur para largimit të Massimiliano Allegrit.
Në formë aspak befasuese, gazeta e lartpërmendur plotëson spekulimet rreth një marrëveshjes shkëmbyese mes Dybalas dhe Paul Pogbas, i cili mori pjesë në organizimin lamtumirës të Andrea Barzaglit në Torino.
E ardhmja e Pogbas është vënë në qendër të vëmendjes pas dështimit të United për kualifikim në Ligë të Kampionëve.
Ish ylli i Palermos është përfolur gjithashtu për zëvendësimin e Antoine Griezmann në Atletico Madrid./arbresh.info/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi