Manchester United do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën mbrëma, në të cilën pritet të diskutohet shkarkimi i trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.
“The Times” raporton se Solskajer mund të shkarkohet pas humbjes turpëruese kundër Watford 4-1 të shtunën.
EXCLUSIVE: Manchester United have called an emergency board meeting to discuss Ole Gunnar Solskjaer’s dismissal as manager. The Sunday Times understands the virtual meeting has been scheduled for 7pm with Solskjaer’s compensation terms on its agenda. https://t.co/aaONCsyJW4
— Times Sport (@TimesSport) November 20, 2021
Takimi virtual i bordit thuhet se do të zhvillohet në orën 20:00, me kushtet e shkarkimit të Solskjaer në rendin e ditës.
United tani ka fituar vetëm katër ndeshje në 13 dhe humbja e së shtunës i lë në vendin e 7-të në Premier League dhe vetëm tetë pikë larg treshes së fundit.
“The Times” gjithashtu raportoi se familja Glazer, që zotëron klubin ka udhëzuar zyrtarët e klubit që të përshpejtojnë përpjekjes për të bindur Zinedine Zidane, që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja me të./Arbresh.info
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?