Manchester United ka marrë një shtytje të madhe në garën e tyre për transferimin e Mauro Icardit, i cili ka vendosur për të refuzuar kontratën e re nga Interi.
Bazuar në një raport nga Don Balon, reprezentuesi argjentinas nuk është pro propozimit nga klubi aktual për një klauzolë të re madhështore për shkak se kjo mund ta blindojë atë te gjiganti italian, transmeton portali arbresh.info.
United është njëri nga klubet që është përfolur shumë për transferimin e Icardit gjatë kohëve të fundit dhe duket tani se është i hapur ndaj ofertave që përmbushin klauzolën e tij aktuale prej 110 milionë eurove.
Në rast se lojtari do të nënshkruante një marrëveshje të re, klauzola e tij do të ngritje në 200 milionë euro – andaj klubet janë të etura për të shfrytëzuar situatën.
Chelsea dhe Real Madridi janë përfolur gjithashtu për transferimin e 25-vjeçarit, por duket se “Blutë” kanë hequr dorë tani për shkak se ata kanë siguruar tashmë shërbimet e Gonzalo Higuainit.
Icardi mund të jetë një përforcim i duhur te United, i cili synon të ketë një lojtar më të mirë në front se Romelu Lukaku./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen