Manchester United ka hapur bisedimet me Marcus Rashfordin rreth një kontrate të re dhe të përmirësuar që vlen mbi 150 mijë funta në javë.
21-vjeçari ka shkëlqyer qysh pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaerit si trajner dhe ka shënuar golin e tij të dhjetë këtë sezon në fitoren 1 me 0 të dielën kundër Leicesterit, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja aktuale e Rashfordit skadon në vitin 2020 dhe United sigurisht se ka të vendosur një klauzolë në të për të vazhduar edhe një vit tjetër.
Por, klubi dëshiron të blindoj sulmuesin në skuadër duke i ofruar një kontratë edhe më të gjatë dhe bisedimet për marrëveshjen e re kanë filluar.
Një kontratë e ri do të shuaj gjithashtu interesimin e madh për të, veçanërisht nga Real Madridi që është vënë pas sulmuesit të ri dhe të talentuar.
Me golin nga Rashford në stadiumin King Power, United është tani vetëm dy pikë larg pozitës së katërt./arbresh.info/
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...