Manchester United është duke eksploruar mundësinë për të siguruar një marrëveshje me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Yerry Minan.
Reprezentuesi kolumbian është vendosur lartë në listën e opsioneve të United, ku bëjnë pjesë edhe Harry Maguire i Leicesterit dhe Toby Alderweireld i Tottenhamit që vlerësohen tepër të shtrenjtë, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona kërkon rreth 30 milionë funta për Minan, ndërkohë që Evertoni ka shfaqur gjithashtu interesim, por lojtari nuk dëshiron të shkoj në Goodinson vetëm disa muaj pasi iu bashkua gjigantit katalunas.
Lyoni po ashtu ka shprehur interesim, por Mina shpreson që United të shtroj ofertë për të.
Jose Mourinho është në kërkim të një qendërmbrojtësi dominues, ndërkohë që raportet fillestare rreth Minas duken mjaftë pozitive pavarësisht formës së tij të çrregullt te Barcelona sezonin e kaluar./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...