Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj Evertonit

23:10 | 23 Shkurt 2026
D.H

Manchester Unitedi ka marrë një fitore të madhe si mysafir tek Evertoni, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq”, të drejtuar nga Michael Carricku po vazhdojnë pa humbje, teksa sonte triumfuan në “Hill Dickinson Stadium”.

Unitedi fitoi minimalisht, me shifrat prej 1-0, me një gol të shënuar nga zëvendësuesi Benjamin Sesko.

Sesko shënoi në minutën e 71-të, pas një kundërsulmi vrastar me dy pasime – të Matheus Cunhas te Bryan Mbeumo, e ky i fundit asistoi për Seskon.

Që nga goli i pësuar, Evertoni u mundua të rrezikonte portën e Unitedit, por që nuk arriti ta mposht Senne Lammens.

Me këtë fitore, Unitedi shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e katërt në Premierligë, teksa është tri pikë para Chelseat në vendin e pestë.

Kjo është ndeshja e gjashtë e Michael Carrickut në krye të Unitedit, me trajnerin e përkohshëm që ka arritur pesë fitore dhe një barazim.

Ndërkohë, Evertoni mbetet i nënti në tabelë me 37 pikë të tubuara në 27 ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme