Manchester United është gjithnjë e më e bindur se Benjamin Šeško dëshiron vetëm transferimin në “Old Trafford”, pavarësisht përpjekjeve serioze nga Newcastle.
Pas ofertës zyrtare prej 85 milionë eurosh të dorëzuar sot, ndjenja brenda klubit është se sulmuesi slloven e sheh veten pjesë të projektit të “Djajve të Kuq” dhe nuk është i tërhequr nga alternativat e tjera.
United po shtyn fuqishëm për të mbyllur marrëveshjen, ndërsa besimi në kampin anglez është më i fortë se kurrë se Šeško do të veshë fanellën e kuqe sezonin e ri.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano dhe shumë raportimeve tjera Šeško ka arritur marrëveshje personale me të dyja klubet, mirëpo mbetet për t’u parë zgjedhja finale./Arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE