Qytetarët kanë vazhduar me formë të shkëlqyer edhe në ndeshjen e së shtunës duke mposhtur me rezultat bindës mysafirin në Etihad.
Manchester City ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 7 me 2 në ndeshjen e xhiros së tetë në Premierë Ligë kundër Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Pep Guardiolas realizoi përmes Gabriel Jesus (17′) (55′), Raheem Sterling (19′), David Silva (27′), Fernandinho (60′) dhe Lorey Sane (62′).
Dy golat nga Stoke City u realizuan nga Mame Diof (44′) dhe Kyle Walker (autogol 47′).
Kjo është fitorja e gjashtë radhazi për gjigantin në Etihad që vazhdon të jetë i pamposhtur deri tani në këtë sezon.
Manchester City qëndron në krye të tabelës me 22 pikë, dy më shumë se Manchester United në pozitën e dytë, ndërsa Stoke City qëndron në pozitën e 15 me vetëm tetë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/2grdn
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë