Manchester City i është bashkuar garës për anësorin e Monacos, Thomas Lemar.
‘The Mirror’ raporton që Manchester City, i cili ka në plan nënshkrimin me dy superyje verës, beson se mund ta mposhtë Liverpoolin në garën për nënshkrimin me yllin e Monacos, transmeton portali arbresh.info.
Pep Guardiola ka monitoruar paraqitjet e tij në Francë dhe tani është i vendosur për të transferuar atë në Etihad.

Trajneri i “Qytetarëve” nuk ka prioritet transferimin e shënjestrës së merkatos së muajit janar, Riyad Mahrez, por mund do të nënshkruaj me të në rast se dështojnë për të transferuar Lemarin.
Lemar është shënjestër gjithashtu e Liverpoolit dhe Arsenalit të cilët janë përpjekur për të nënshkruar me francezin në ditën e fundit të merkatos së transferimeve të vitit të kaluar./arbresh.info/
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...