Manchester City ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pavarësisht disfatës 2 me 1 nga Baseli në ndeshjen kthyese të kuadër të xhiros së 1/8-së të zhvilluar në Etihad.
Nikoqirët nisën takimin me një avantazh prej 4 me 0 pas takimit të parë në Zvicër dhe kanë vazhduar tutje në kompeticionin më të madh evropian me rezultat të përgjithshëm 5 me 2, shkruan portali arbresh.info.

Skuadrës së Pep Guardiolas iu deshën vetëm tetë minuta për të realizuar golin e epërsisë në Etihad. Sulmuesi Gabriel Jesus realizoi me lehtësi për 1 me 0 pas asistimit nga Bernardo Silva.
Sidoqoftë, vizitorët filluan t’i shkaktojnë problemeve liderit në Premierë Ligë në minutat në vazhdim. Në minutën e 17′ ata arritën të barazojnë shifrat për 1 me 1 përmes Mohamed Elyounoussit, ndërsa në pjesën e dytë përmbysen rezultatin.

Michael Lang realizoi për 2 me 1 në minutën e 71′ pas asistimit nga autori i golit të parë duke ia shkaktuar gjithashtu humbjen e parë skuadrës angleze në shtëpi pas më shumë se një viti.
Taulant Xhaka mungoi në këtë ndeshje për shkak të suspendimit./arbresh.info/
Shikoni golat e realizuar këtë ndeshje:
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...