Man City kryen shetitjen te Brighton – shënon pesë gola dhe merr tri pikë

22:58 | 11 Korrik 2020

Manchester City ka dhënë leksione futbolli në stadiumin e Brighton.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka bërë një super-ndeshje, duke fituar 0:5 në udhëtim kundër Brighton, shkruan lajmi.net.

City gjeti golin qysh në minutën e 21’, kur Raheem Sterling dërgoi topin në rrjetën e nikoqirëve.

Epërsia e ‘Citizens’ u dyfishua në minutën e 44’, me Gabriel Jesus që u regjistrua në listën e realizatorëve.

Në pjesëne dytë, City gjeti golin edhe tri herë të tjera, me Sterling që ndërkohë do të kompletonte het trikun.

Fillimisht, Sterling shënoi në minutën e 53’, për të çuar rezultatin në 3:0 dhe për të regjistruar golin e dytë personal.

Tre minuta pas golit të Sterling, edhe Bernardo Silva gjeti rrugën e golit, pas një intervenimi jo të mirë të portierit të Brighton, me rezultatin tani që shënonte 0:4.

10 minuta para fundit të ndeshjes, Sterling kompletoi het trikun, me një prej golave më komik të këtij edicioni në Premierligë.

Me këtë fitore të lehtë, Manchester City shkon në kuotën e 72 pikëve për pozitën e dtë, kurse Brighton mbetet me 36 pikë në pozitën e 15-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara