Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore me rezultat befasues në Premierë Ligë.
Gjiganti anglez i udhëhequr nga Pep Guardiola ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 edhe rivalin e së shtunës në kampionatin anglez – Crystal Palancen, shkruan portali arbresh.info.
Pas demolimit që i shkaktoi Liverpooliy (5:0) dhe Watfordit (6:0), Crystal Palace ishte viktima tjetër e “Citizens” që vlerësohen favorit për titullin në Premierë Ligë këtë edicion.
Raheem Sterling realizoi dy gola (51′) (59′), ndërsa Sergio Aguero (79′), Fabian Delph (89′) dhe Leroy Sane (44′) janë autorët e golave të tjerë nga klubi në Etihad.
Manchester City qëndron në krye të tabelës me 16 pikë, aq sa ka edhe Manchester United i Jose Mourinhos në pozitën e dytë./arbresh.info/
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...