Manchester City thuhet se ka hequr dorë nga sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, për shkak të çmimit madhështor prej 110 milionë funta.
18-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh klubesh për shkak të formës së tij sensacionale te skuadra në Liga 1 këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi francez ka shënuar 13 gola dhe ka prodhuar pesë asistime gjatë 24 paraqitjeve në ligë, por ka shkëlqyer gjithashtu në UEFA Ligë të Kampionëve duke shënuar pesë herë.
Bazuar në ‘The Times’, Manchester City është përpjekur për të nënshkruar me superyllin, por pasi mësoi që Monaco është duke kërkuar një tarifë prej 110 milionë funta, kampioni i dyfishtë në Premierë Ligë hoqi dorë duke u larguar nga tavolina e negociatave.
Besohet që trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke kërkuar për shënjestra të tjera./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic