Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luftën për titull

Bernardo Silva of Manchester City is pressured by Milos Kerkez of Liverpool and Florian Wirtz of Liverpool during the Premier League match between Liverpool and Manchester City at Anfield, Liverpool. England. Sunday 8th February 2026. (Photo by Tom Flathers/Manchester City FC)

19:34 | 8 Shkurt 2026
D.H

Manchester City ka arritur të shënoj fitoren e parë në ‘Anfield Road’ pas pesë vitesh, duke mposhtur me rikthim Liverpoolin (1:2).

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa me një supergol të Dominic Szoboszlait nga gjuajtja e lirë, Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 74-të, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo dhjetë minuta më vonë, Silva barazoi rezultatin pas një asistimi nga Erling Haaland.

Në minutën e tretë shtesë City fitoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar në zonë të Alisson Beckerit.

Nga penalltia nuk gaboi Erling Haaland i cili realizoi për 1-2.

Ait Nouri pati mundësi t’i jap fund dilemës së fituesit por goditja e tij u ndal nga portieri.

Liverpooli reagoi shpejtë dhe rrezikoi portën e Donnarummas me një supergoditje por ky i fundit bëri pritje spektakolare.

Pas kësaj City realizoi një tjetër gol me Ryan Cherkin, por goli u anulua për t’u dhënë faull përpara golit. Në këtë situatë me karton të kuq u ndëshkua autori i golit të vetëm të Liverpoolit, Dominic Szoboszlai i cili tërhoqi për fanelle Haalandin.

Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe City arkëoi tre pikët e radhës.

Manchester City ka 50 pikë tashmë në vendin e dytë kurse Arsenali 56, ndërsa Liverpooli mbetet i gjashti me 39 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale