
Screenshot
Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Dortmundin me rezultat 4-1.
Phil Foden e hapi serinë e golave në minutën e 22-të pas një asistimi të Reijnders, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë Haaland dyfishoi rezultatin.
City nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku në minutën e 57-të realizoi edhe golin e tretë me anë të Fodenit.
Deri në fund, Dortmundi realizoi golin e nderit me Anton në minutën e 72-të.
Krejt në fund, Man City e shënoi edhe golin e katërt me Cherkin në minutën e parë shtesë.
Pas kësaj fitore City ka 10 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Dortmundi ka shtatë sosh.
“Citiziens” ndeshjen e radhës e luajnë me Leverkusenin ndërsa verdhezinjtë përballen me Villarealin./Arbresh.info
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...