Manchester City i është kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke e mposhtur Evertonin.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligë ka regjistruar fitore me rezultat 3 me 1 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të si nikoqir në stadiumin Etihad, shkruan portali arbresh.info.
Autori i dy golave në ndeshjen kundër skuadrës së Marco Silvas, Gabriel Jesus (22′) (50′) është lojtari me notën më të lartë. Sulmuesi brazilian është vlerësuar me notën 8.6 për paraqitjen e tij fantastike.
Me notë të lartë te skuadra nikoqire janë vlerësuar edhe Leroy Sane (7.9) me dy asistime, Fernandinho (7.6) me një asistim në golin nga Sterling dhe Laporte(7.3).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është anësori në mbrojtje i Evertonit, Seamus Coleman (5.5)./arbresh.info/

Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...