Sulmuesi Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas.
Por sulmuesi i Kosovës, po i mungon Mallorcas për shkak të lëndimit të këmbës së majtë.
Megjithatë, te Mallorca kanë shpresë se Muriqi mund të kthehet më shpejtë se që ishte parashikuar. Kishte raportime se Muriqi mund të jetë jashtë fushës më shumë se tre javë.
Por, Mallorca të enjten ka publikuar një fotografi të Muriqit duke zhvilluar stërvitje individuale.
Muriqi edhe më herët gjatë këtij edicioni kishte pësuar një lëndim.
30-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë.
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit