Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe përballjet e forta.
Fillimisht ishte Ferizaj që fitoi ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ku Abdeen Abdul dhe Edon Sadriu shënuan për ferizajasit, ndërsa goli i Altin Merlakut nuk mjaftoi.
Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur në barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Arb Manaj dhe Armend Thaqi.
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 2-0 me golat e Rigon Llugiqit dhe Junior Ngatta.
Derbi mes Llapit dhe Ballkanit u mbyll pa gola, në një ndeshje të fortë në “Zahir Pajaziti”.
Malisheva ka marr fitore të madhe ndaj Suharekës në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 3-1, me golat e Arlind Veliu, Fatjon Bunjakut dhe Drilon Hazrollajt. Për vendasit ishte goli i vetëm i Mevlan Zekës.
Sa i përket renditjes, Malisheva po udhëheq e vetme renditjen, me 17 pikë pas tetë ndeshjeve.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë Ballkani dhe Llapi me nga 14 pikë.
Prishtina, Drita dhe Suhareka janë në mesin e renditjes me nga 13 pikë. Gjilani aktualisht është i shtati me 9 pikë,ndërsa Ferizaj i teti me 7 pikë.
Dukagjini ka 6 pikë në vendin e nëntë, ndërsa në fund me 1 pikë është Feronikeli 74.
Në xhiron e ardhshme pas ndeshjeve të kombëtareve takohen: Ballkani – Suhareka, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Ferizaj, Feronikeli 74 – Drita dhe Malisheva – Prishtina. /Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...